Shpërthen Patozi: Berisha dhe Basha e pranojnë që PD është në krizë

Shqipëria

Shpërthen Patozi: Berisha dhe Basha e pranojnë që PD është në krizë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:52
Astrit Patozi

Një prej emrave që kritikoi që në fillim listën e kandidatëve të për deputetë të Partisë Demokratike, ishte Astrit Patozi.

Ish-kreu i grupit parlamentar demokrat komentoi kritikat e Sali Berishës ndaj Bashës nga studio e Top Story-t këtë të hënë. 

“Unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve nga lista e PD. Nuk do të më shkonte ndërmend që të bëja një listë si kjo. Problemi thelbësor i kësaj liste është se nuk kaloi në forumet e partisë. Sot ka një armiqësi shumë të egër dhe uroj të zbutet për faktin se kryetari mori përsipër gjithë përgjegjësinë. Apeli im është që duhet të udhëhiqen nga interesat e PD. Kryetari duhet të ketë një sens përgjegjësie, vetëdije, se këta njerëz u hoqën prej tij dhe jo nga forumet. Lulzim basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë. Studimi që i bënë ata fokus-grupeve ishin fiasko”, deklaronte Berisha.

“Aty u thanë disa të vërteta, por të vërtetat në politikë duhen thënë në kohën e duhur. Kur thuhen me vonëse, apo me shumë vonesë nuk na duhen më për arkivë. Megjithatë, të vërtetat duhen konsideruar të tilla dhe duhen mirëpritur. Të dy protagonistët, Sali Berisha si lider historik dhe Lulzim Basha si kryetari i PD, pranojnë faktin që PD është në krizë përfaqësimi. Pra ai grup parlamentar nuk përfaqëson PD, por përfaqëson Bashën, pra është një listë personale”, deklaroi Patozi.

Patozi tha se nuk kritikon Bashën për shkak të listës, ndërsa pranoi se në katër vitet e fundit, ndjehej e fortë hija e Sali Berishës në drejtimin e PD. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat