Numrat e telefonave fiks të disa institucioneve, por edhe linja e gjelbër “0800” e vënë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar nuk funksionojnë.
Emisioni “Boom” n ka bërë një investigim, duke telefonuar në numrat që janë të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve, ku publiku informohet në kohë reale.
Linja e gjelbër që përdoret për të denoncuar korrupsionin në institucione si kryeministria apo policia e shtetit nuk punon. Numri 0800 09 09 i vënë në dispozicion nga kryeministria nuk funksionon.
Edhe numrat e gjelbër në Policinë e Shtetit 0800 1100 dhe 0800 1212 nuk funksionojnë.
Dy numrat e vënë në dispozicion në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve 00355 4 2254544/ 162 nuk funksionojnë. Të telefonuar nga gazetarja e BOOM, rezultoi që në numrin e parë del sekretaria telefonike në gjuhën angleze, ndërsa në numrin e dytë përgjigjet një zotëri, i cili thotë se janë familje.
Një tjetër institucion, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, aty ku ankesat janë më të mëdha. Ashtu si në Drejtorinë e Burgjeve, edhe këtu në numrin 042 261 137 që është vendosur në dispozicion nga ky institucion u përgjigj një person që tha se është familje.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Personi kërkoi një ndihmë për të komunikuar me institucionin e AKU dhe për të bërë ankesë. Edhe numrat fiks te institucioni i Ministrisë së Zhvillimit Urban, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, dalin numra të pasaktë.
E njëjta situatë është edhe te Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Integrimit ku numrat jeshilë të publikuara në faqet e tyre zyrtare nuk funksionojnë.