Shifra e "frikshme", ja sa njerëz punojnë çdo ditë për Edi Ramën

Shqipëria

Shifra e "frikshme", ja sa njerëz punojnë çdo ditë për Edi Ramën

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:52
Kryeministria e Shqiperise

Kryeministri Rama ngeli duke thënë se ka krijuar një qeveri të vogël dhe se shumë shpejt do të shkrijë shumë “institucione” parazite që mbivendosin njëra-tjetrën, në mënyrë që të ulë disi shpenzimet publike.

Por ju nuk keni për ta besuar se sa njerëz ka punësuar ai vetëm në godinën e Kryeministrisë.

Civitas.al ka arritur të sigurojë aktin normativ të qeverisë për disa ndryshime në buxhetin për vitin 2017 në të cilin janë zbardhur edhe numri i punonjësve në çdo institucion shtetëror.

Kështu sipas tabelës së mëposhtme ju do të shihni se në kryeministri punojnë në total 1292 persona. Ndër këta 646 punojnë në Kryeministri, ndërsa vetëm aparati i ngushtë i kryeministrit, pra kabineti i tij ka të punësuar 244 punonjës.

Pjesa tjetër e punonjësve janë të punësuar në agjencitë e varësisë si, Agjensia Komëtare e Certifikimit Elektronik, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti shtetëror gjeohapsinor; Departamenti i Administratës publike; Shkolla shqiptare e administratës publike si dhe Agjensia e ofrimit të shërbimeve publike.

Të gjitha këto nën varësinë e kryeministrit. Ndërkaq Kuvendi i Shqipërisë ka gjithsej 405 punonjës duke përfshirë edhe 140 deputetët. Ndërsa institucioni i Presidencës ka gjithsej 76 punonjës.

Përsa i përket ministrive dhe institucioneve të tjera, shikoni tabelën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat