Basha: Ja pse Pandeli Majko është ndryshe nga socialistët

Shqipëria

Basha: Ja pse Pandeli Majko është ndryshe nga socialistët

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 00:52
Lulzim Basha dhe Pandeli Majko

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar padashur një sekret mes tij dhe Pandeli Majkos, i cili është ministër shteti për Diasporën në qeverinë “Rama II”.

Basha, duke folur në studion e Opinion në TV Klan, tha se në qeveri ka edhe njerëz ndryshe, si Pandeli Majko.

“Brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai thotë “na grinë këta”. Nejse se nuk dua të bëj diversion tani”, tha Basha.

Me tej Basha njoftoi se PD ka nisur të hartojë një platformë për reformën zgjedhore dhe politike.

“Po hartojmë një platformë për reformën zgjedhore. Ka nisur puna për këtë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat