Policia italiane arreston shqiptarët që bartnin kokainë

Shqipëria

Policia italiane arreston shqiptarët që bartnin kokainë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:27
Ilustrim

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi u kapën me 2 kg e 200 gram kokainë.

Arrestimet janë kryer mbrëmjen e shkuar në rajonin e Perugias. Lënda narkotike e ndarë në dy pako u gjet brenda automjetit të drejtuar nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, i njohur për policinë vendase.

Ai po ecte me shpejtësi të lartë në një rrugë të qytetit dhe kjo bëri që policia t’i vihej në ndjekje. Lënda narkotike ishte fshehur brenda tapicerisë së pasme të makinës, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesat e tyre janë sekuestruar edhe disa zarfe me kokainë, si dhe 7 mijë euro të gatshme, të cilat besohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

Gjithashtu janë sekuestruar materiale të tjera si peshore, apo mjete për paketimin e kokainës.

Gjatë bastisjes së njërit prej apartamenteve, policia arrestoi edhe shqiptarin e dytë, i cili u përpoq t’i arratisej policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat