Shqipëria në Samitin Botëror kundër Terrorizmit

Shqipëria

Shqipëria në Samitin Botëror kundër Terrorizmit

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 13:31
Samiti Botëror kundër Terrorizmit

Nga data 11-15 Shtator në Herzliya, Telaviv Izrael zhvillon punimet Samiti Botëror kundër Terrorizmit.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm marrin pjesë personalitete të larta të politikës dhe agjencive ligjzbatuese e inteligjente nga mbarë bota.

Në këtë Samit, Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i Policisë së Shtetit i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit Drejtues i Parë Gledis NANO. 

Gjatë punimeve të këtij samiti pritet të merren vendime të rëndësishme në drejtim të forcimit të bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun që i kanoset mbarë qytetërimit nga ky kërcënim.

Në dy ditët e para delegacioni shqiptar ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të ICT( Instituti Ndërkombëtar kundër Terrorizmit) dhe me agjencitë ligjzbatuese homologe Izraelite të luftës kundër terrorizmit. 

Gjatë këtyre takimeve u shpreh gatishmëria e palëve për të mbështetur strukturat e antiterrorit me trajnime dhe logjistikë bashkëkohore si dhe asistencë për ndjekjen e rasteve specifike me interes të përbashkët.

Në ditët në vijim do trajtohen kërcënimet aktuale dhe masat për t'ju kundërpërgjigjur bashkërisht fenomenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat