“Fatkeqësisht duhet ende kauza anti- komuniste... mjafton të shikosh se ç’bëri Lulzim Basha”

Shqipëria

“Fatkeqësisht duhet ende kauza anti- komuniste... mjafton të shikosh se ç’bëri Lulzim Basha”

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:28
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka bërë një “bruta figura” dhe është në ditën e saj më të zezë, teksa të gjithë demokratët janë detyruar ta kuptojnë qartë që ditën e parë të parlamentit, në kohën kur Lulzim Basha i jepte dorën Gramoz Ruçit, personit që e cilësonte në protestën para zgjedhjes së tij në parlament, si gjëmë kombëtare.

Ky është mesazhi i Astrit Patozit, i cili ka folur në studion e lajmeve të abcneës këtë të hënë. Sipas Patozit nuk ka më një Parti Demokratike, por një “listë” të Bashës. Patozi shprehet se ata persona, kushdo qofshin, që morën guximin për të votuar Ruçin janë politikanë pa nërgjegje.

Çfarë ndodhi dje në parlament me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit, sipas Patozit, tregon qartë se nevoja për një akuzë anti komuniste, është ende prezentë në Shqipëri. Ish kreu i grupit parlamentar të PD-së shprehet se kjo është një ngjarje fatkeqe, por sërish, një kauzë anti- komuniste do duhet të vijojë. Përgjegjëse për këtë situatë, Astrit Patozi gjen PD-në dhe rezultatin e dobët në zgjedhje.

Patozi: Nëse ne nuk do të kishim atë performancë të dobët dhe nëse PS do të ksihte vetëm 71 vota, nuk do të guxonte të propozonte Gramoz Rucin. PS e vendosi Gramoz Rucin sepse i kishte votat e mjaftueshme

Kauza e anti- komunizmit për fatin tonë të keq duhet të vazhdojë në Shqipëri.

Për fatin tonë të keq ne çeduam që në hapin tonë të parë, ne korrëm atë që mbollëm. Ne nuk mund të kondicionojnë e jo më detyrojnë palën fituese që eksponentët e tyre të promovohen në pushtet.

Ata kanë qenë njerëz pa ndërgjegje politike, që e turpërojnë veten dhe PD-në. Një njeri që futet në parlament dhe voton që ditën e parë kundërshtarin... kushdo që të ishte, nëse do të isha në parlament, unë do ta votoja kundër, janë propozime të kundërshtarit.

Gazetari: Si ju duk debati në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD... të debatonte Sali Berisha me Ervin Salianjin...

Patozi: Jam ndier keq edhe duke mos qenë keq, imagjino sesi do ndihesha nëse do të isha aty. Ne bëmë një bruta figura, figurën më të shëmtuar që mund të bënte një opozitë, duke bërë një prognozë të shëmtuar.

Kryetari i Partisë i dha dorën Gramoz Ruçit dhe del jashtë parlamentit e thua është gjëmë kombëtare. Këto qëndrime që ndryshojnë brenda 5 minutash janë një mjerim politik.

Vjedhja e votësh është absolutish jashtë realitetit, por edhe sikur të ishte, tëta vjedhin votën përpara syve...

Ishte një përpjekje për ti treguar Lulzim Bashës se smund ta kalonte lehtë. Debati është hapur nga Sali Berisha i cili nuk e ka kapërdirë që ajo gjë, që është e rëndë, të mos kalohej kollaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat