Veliaj në ditën e parë të shkollës: Lindita Nikolla, na ke munguar shumë

Shqipëria

Veliaj në ditën e parë të shkollës: Lindita Nikolla, na ke munguar shumë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:44
Veliaj dhe Nikolla

Në ditën e parë të shkollës, kryetari i bashkisë së Tiranës teksa uroi të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor vuri në dukje mungesën e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila që prej marrëveshjes së 18 majit nuk ishte më në këtë detyre.

Veliaj: Sot është një ditë e vecantë, sot është rikthimi i Lindita Nikollës si ministre e Arsimit, na ke munguar shumë këto muaj. Por unë besoj që tani do të rikuperojmë edhe kohën e kësaj mungese për të ecur më shpejt që përtej këtyre 4 shkollave “Hasan Tahsinit”, “Betim Muco”, “Ardian Klosi” dhe shkollës së re të Baletit ne të fillojmë edhe 16 shkolla të tjera për të siguruar që përfundimisht e mbyllim cështjen e mësimit me dy turne në Tiranë. Ama këto muaj që Lindita nuk ka qenë kanë ndodhur shumë gjera dhe unë mendoj se një nga treguesit kryesore të një udhëheqësi të mirë është nëse puna vazhdon edhe kur ai nuk është prezent dhe nëse ka vendosur njerëzit e duhur që skuadra të vazhdojë punën edhe kur udhëheqësi nuk është prezent. Më në fund kemi ardhur në një ditë ku gjimnazet që bëjnë mësimin me dy turne numërohen me gishta. Në fakt janë vetëm dy, ndërkohë që gjithë gjimnazet e tjera kanë kaluar turni i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat