Pse sot në krye të PD ishte Sali Berisha (kurse Basha e mori “pushim”)

Shqipëria

Pse sot në krye të PD ishte Sali Berisha (kurse Basha e mori “pushim”)

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 15:43
Sali Berisha dhe Basha

Kanë kaluar më shumë se 4 vite qëkur ish kryeministri Sali Berisha la postin e kryetarit të Partisë Demokratike, por kjo e dielë e ka gjetur atë në krye të selisë blu, kurse Lulzim Basha e ka marrë ditën “pushim”.

Një ditë pas rrjedhjes së të paktën dy votave nga kampi i majtë, në xhepin e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi, mbledhja e sotme e grupit demokrat ka qenë me dyer të mbyllura, por tejmase e tensionuar.

Ish kryeministri Berisha ka dalë me dëshirën e tij nga korniza e deputetit të thjeshtë dhe me kritikat që ka bërë, i ka mveshur vetes (dashur pa dashur), “mantelin” e vjetër të liderit e kryetarit historik të PD.

“Dola nga parlamenti me kokën poshtë dhe i fyer”, kjo ka qenë fjala e Berishës për ndodhitë e djeshme në parlament, kur opozita nga njëra anë i bashkohej protestës kundër zgjedhjes së Ruçit, dhe nga ana tjetër në parlament, dy prej deputetëve të PD-së e votonin atë pro.

Por “manteli” dhe serioziteti i kurdohershëm i Berishës është shfaqur në çastin kur ish kryeministri i është drejtuar Ervin Salianjit, sekretarit të ri të grupit parlamentar të PD-së. Berisha e ka kritikuar hapur, duke i thënë se ai “nuk di” dhe s’mund të japë versione në emër të PD-së pa pyetur grupin parlamentar (ashtu siç ndodhi dje në darkë, ku Salianji e Grida Duma shpjeguan se ishin vjedhur votat).

Ishtë një tradhëti dhe si e tillë duhet ndëshkuar. Këto qenë fjalët e Berishës në mbledhjen e grupit, që e risollën edhe njëherë atë në postin e kryetarit të PD-së, ndërsa Lulzim Basha është mjaftuar duke pranuar atë që ka thënë/propozuar Berisha. Pak minuta pas mbarimit të mbledhjes, PD zyrtarizoi qëndrimin e saj dhe ishte i njëjtë me atë që propozoi Berisha.

Ja një pjesë e debatit që tregon se kush ishte kryetari i PD-së këtë të dielë... dhe kush “pushim”

Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.

Salianji: Unë bindem vete

Berisha- Salianjit: Pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di.

Berisha: Mos hidhni ujë ne hava. Duhet të mbyllet me një dënim te këtij akti. Me një qëndrim të kruesis së grupit që të bej qëndrim te qartë. Ta dënojmë dhe te marrim masa.

Basha: Ervin boll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat