Unaza e madhe, Bozdo: Më në fund Rama e Veliaj përfunduan projektin e Bashës

Shqipëria

Unaza e madhe, Bozdo: Më në fund Rama e Veliaj përfunduan projektin e Bashës

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 14:51
Enno Bozdo

Hapja ditën e sotme të Unazës së madhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pas përfundimit të kilometrit të fundit, ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Ish-nënkryetari i Bashkisë gjatë kohës së Lulzim Bashës, Enno Bozdo ka reaguar duke thënë se, unaza duhej hapur 3 vite më parë.

Ja çfarë thotë Enno Bozdo:

Sot më në fund u përurua segmenti 2,1 km i Unazës së Madhe të Tiranës. Tutje ekzaltimit të pavend të Rames dhe Veliajt, me duhet të rikujtoj se stafi i Bashkisë së Tiranes, kur kjo drejtohej nga Basha, punoi plot një vit, nga viti 2011 deri në 2012 për të përgatitur këtë projekt, ndërsa qeveria Berisha siguroi financimin e saj që në vitin 2012.

Unaza duhet të kishte përfundur në vitin 2014. Por mesa duket, 2.1 km e saj nuk ishin asnjëherë prioritet as për qeverinë Rama dhe as për K/Bashkiakun Veliaj.

Megjithë zellin e këtyre dy të fundit sot për ta shitur si një "pune të tyren të kryer", fakti është që ky segment kaq i rëndësishem duhej të ishte në funksion 3 vite më parë. Në këto tre vite trafiku i Tiranës do të ishte ndjeshëm më i lehtësuar, Tirana do të kishte me pak ndotje dhe zhurmë, qytetaret e Komunës së Parisit dhe të Unazës së Re nuk do tu duhej të humbnin orë të tëra për të mbërritur në shtëpitë e tyre, por edhe ata qytetarë që lëviznin nga veri në jug të vendit dhe anasjelltas, nuk do tu duhej të humbnin orë të tëra dhe shpenzime karburanti ne trafikun rraskapitës të Tiranës.

Prandaj një thirrje me shumë qytetari për Edi Ramen dhe Erion Veliajn: më para se të nxirrni video apo të bëni selfie, me parë se të gëzoni mbi "suksesin e një pune të kryer", kërkoni një ndjesë që e zvarritet për 3 vite këtë vepër. Tutje faktit që tashmë jeni bërë "mjeshtra" në vjedhjen e meritave të të tjerëve, minimalisht duheshin falënderuar kryeministri dhe kryebashkiaku i mëparshëm për këtë vepër.

Dhe është hera e tretë që silleni kështu, pas projetit të "Pazarit të Ri" dhe të Bulevardit të Tiranës. Të paktën mos e përsërisni më për herë të katërt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat