Basha takon aleatët, Mediu: Qeveria, histori e vjetër me pazare të reja

Shqipëria

Basha takon aleatët, Mediu: Qeveria, histori e vjetër me pazare të reja

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:17
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Demokratike, i sapokthyer nga Kophenhagen ku mori pjesë në Asamblenë e Partive Popullore, e ka nisur sezonin e ri politik në takime me aleatët. Basha ka biseduar përreth një orë me kryerepublikanin Fatmir Mediu mbi prioritetet e opozitës në këtë legjislaturë, të cilat fokusohen te Kodi Zgjedhor dhe reforma kushtetuese.

Mediu: Patëm një takim pas pushimeve. Diskutuam gjerësisht për angazhimet e deputetëve të opozitës në parlament dhe koordinimin e të gjithë forcave opozitare në veprimin opozitar të djathtë. Edhe për pritshmëritë dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese që kanë nevojë për një angazhim të gjithë nivelit të ekspertëve brenda opozitës para se të diskutojmë për marrëdhënien me qeverinë. Nëse flas për reformën zgjedhore është influence e krimit dhe parasë në procesin zgjedhor dhe zgjidhja e kësaj çështje është e nevojshme. Sa i përket asaj kushtetuese mendoj se orientimi i Shqipërisë duhet të jetë drejt një shteti të së drejtës ku individi është në plan të parë, kufizimi i autoritetit të ekzekutivit dhe ndarjen e pushteteve.

Mediu komentoi qeverin e re ndërsa tha se kabineti i Edi Rames, nuk sjell asgjë përveçse do ti rikthehet skemave të korrupsionit.

Mediu: “Qeveria, histori e vjetër me pazare të reja”.

Aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, tha se opzoita nuk ka asnjë skenar për bllokimin e seancës së kuvendit.

Por Ora News ka mësuar se kundër zgjedhjes se Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit, dhe Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm do të protestojnë ish-të përndjekurit politik, forumi rinor i Partisë Demokratike por do të mbështeten edhe nga disa deputetë demokratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat