Rama mbledh sërish në takim informal ministrat e rinj të qeverisë

Shqipëria

Rama mbledh sërish në takim informal ministrat e rinj të qeverisë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:03
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish në një takim informal ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Takimi informal do të zhvillohet ditën e nesërme në Velipojë. Kjo mbledhje do të zgjasë dy ditë, njësoj si herën e fundit që u mblodhën në një lokal në Llogara.

Takimi informal i Ramës me ministrat e rinj të qeverisë është i dyti në radhë para dekretimit të tyre nga Presidenti.

Në takim do të diskutohet për prioritet dhe planin e punës të kabinetit qeveritar “Rama II”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat