Brigjet e Shqipërisë, të askujt! 28 persona u mbytën...5 herë më shumë se kudo në Europë

Shqipëria

Brigjet e Shqipërisë, të askujt! 28 persona u mbytën...5 herë më shumë se kudo në Europë

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Ky sezon turistik në Shqipëri do të mbahet mend gjatë për numrin e lartë të personave të mbytur, si dhe për kujdesin inekzistent të shtetit në parandalimin e të tilla tragjedive.

Kështu mendon ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në profilin e tij në rrjetin social, se këtë sezon turistik janë mbytur 28 persona, ose 5 herë më shumë se në të gjitha brigjet e Europës. Qindra mijëra lekë hidhen si taksa nga ana e pushuesve, shkruan Berisha, por shteti dhe autoritetet lokale nuk kanë shpenzuar qoftë edhe një qindarkë për mbrojtjen dhe sigurimin e pushuesve në brigjet shqiptare.

Ish kryeministri i quan brigjet e Shqipërisë, si brigjet e askujt.

POSTIMI:

Sezoni turistik i mbytjes se 28 turisteve apo 5 here me shume se ne te gjitha brigjet e Europes!

Brigjet e Shqiperise, brigjet e askujt!

Te dashur miq, ne Radhime ndodhi sot mbytja e radhes. Nje turiste çeke humbi jeten ne det, mbytja e dyte ne Vlore ne 4 ditet e fundit dhe e 28-ta e ketij sezoni turistik. Ne harkun kohor dy mujor ujerat e birigjeve te detrave tona sikur te ishin brigjet e nje vendi pa shtet, gllaberuan ne thellesite e tyre 28 jete apo 5 here me shume jete pushuesish se sa ujerat e brigjeve te te gjithe kontinentit.

Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, denoj me ashperi kujdesin zero te autoriteteve qendrore dhe lokale te vendit si dhe indiferencen dhe papergjegjshmerine e tyre ndaj rrezikut te ujit. Theksoj se kjo eshte nje indiference kriminale.

Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijra lek ne buxhetin e shtetit gjate qendrimit te tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kane shpenzuar qofte dhe nje qindarke per mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Perveç kesaj, qeveria, me industrine e mafies, skafet qe ka favorizuar, ka rritur shume rrezikun per jeten te turisteve ne ujerat e plazheve tona.

Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat