Vrasja e gjykatëses, PD heton ngjarjen: Ja pse ndodhi

Shqipëria

Vrasja e gjykatëses, PD heton ngjarjen: Ja pse ndodhi

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 15:15
Selia e PD-se

Për Partinë Demokratike gjyqtarja Fildes Hafizi do të ishte gjallë nëse institucionet do të kishin vepruar në kohë sipas ligjit.

Përmes një deklarate për media, selia blu nënvizon se amnistitë e aplikuara gjatë katër viteve kanë qenë skandaloze duke kërkuar rishikimin e tyre.

Më tej, në komunikimin për media, nënvizohet se PD do të kërkojë që të ndalohet ulja e dënimeve për personat që kanë kryer vrasje.

Deklarata e plotë: 

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga vep?rimet e papërgjegjshme të shtetit. Nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një aministi skandaloze apo nëse policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e rradhës.

Qeveria duhet të japë llogari:

Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?

Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune.

Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat