Shmangni kalimin në këtë aks rrugor në Shqipëri

Shqipëria

Shmangni kalimin në këtë aks rrugor në Shqipëri

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Bllokohet aksi rrugor Pukë-Fushë Arrez. Shkak është bërë rënia e një masivi shkëmbor në rrugë. Ngjarja është regjistruar në afërsi të urës se Bicajve.

Pavarësisht situatës dhe bllokimit të trafikut, kompania që kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e saj.

‘BalkanWeb’ mëson se aktualisht 80% e trasesë është e bllokuar dhe se transporti i mjeteve të tonazhit të madh është i pamundur.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dhe mjete të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat