Vrasja e gjyqtares, reagon ish-ministri: Një magjistrate e shkëlqyer! Dënim maksimal për monstrat

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares, reagon ish-ministri: Një magjistrate e shkëlqyer! Dënim maksimal për monstrat

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:54
Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar menjëherë pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua sot në mesditë në mes të Tiranës. 

“I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi. Ajo ka qenë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.

Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përveçse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes por padyshim ndëshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit.

Krime të tilla makabre kërkojnë ndëshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur dënime maksimale për këta monstra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat