‘Në 15-17 shtator në Tiranë mblidhen Shefat e Shtabit të NATO-s’

Shqipëria

‘Në 15-17 shtator në Tiranë mblidhen Shefat e Shtabit të NATO-s’

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 10:30
Deklarata e tij u bë dje, gjatë ceremonisë solemne e betimit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakut.

Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri të ditur se “për herë të parë në Shqipëri, më 15-17 shtator të këtij viti, do të organizohet takimi i Shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura!”

Deklarata e tij u bë dje, gjatë ceremonisë solemne e betimit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakut.

Meta, President i Republikës dhe njëkohësisht Komandat i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha në fjalën e tij: “Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të Forcave tona të Armatosura, përmbushja e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO-s, do të mbështeten fuqimisht nga unë për 5 vitet në vijim.

Ju uroj shumë suksese edhe në organizimin, për herë të parë në Shqipëri, më 15-17 shtator të këtij viti, të takimit të Shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura!”

Dje, pas nderimit të Himnit Kombëtar, u lexua dekreti i Presidentit të Republikës që emëron Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Kollçaku u betua se: “do t’i bindet Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbejë me ndershmëri vendit dhe do të mbrojë interesat e Republikës së Shqipërisë”, duke e falënderuar Komandantin e Përgjithshëm për besimin dhe vlerësimin e madh si dhe duke shprehur njëkohësisht përkushtim e tij ndaj përmbushjes me sukses të këtij misioni të lartë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Atashe Ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe atyre mike e partnere të akredituar në vendin tonë, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat