Çika takon Bashën : PD- Antikomunistet , bashkë kundër rikthimit në pushtet të xhelatëve të komunizmit

Shqipëria

Çika takon Bashën : PD- Antikomunistet , bashkë kundër rikthimit në pushtet të xhelatëve të komunizmit

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 05:58
Nebil Çika

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Nebil Çika zhvilloi sot ( e martë 29 .08 2017 një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratik Lulzim Basha ne zyrën e këtij të fundit në Tiranë. Biseda pati si temë kryesore zhvillimet me të fundit politike ne vend veçanërisht përpjekjet për instalimin në pushtet e qeveri të ish drejtuesve te larte te diktaturës , pjesëtare të Sigurimit famëkeq të Shtetit dhe pinjollëve politike e biologjikë te xhelatëve te ish shtetit komunist .
Ne bisedë u ra dakord qe kreu i PD-se , grupi i sajë parlamentar, strukturat politike te mbështesin përpjekjet e të përndjekurve antikomuniste kundër rikthimit në edhe de jure në pushtet te ish komunisteve .
Çika kërkoi nga Basha që PD-ja të theksonte orientimin e sajë ideologjik antikomuniste gje që duhet te konkretizuar në aksion politik dhe program . Z. Basha rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe PD-se për te përndjekurit politike te komunizmit duke premtuar një vëmendje me te shtuar për problemet e tyre duke riparuar gabime apo devijime te vena re ne te shkuarën
Bashkëbiseduesit theksuan se te përndjekurit politikë te komunizmit janë pjese thelbësore politike e elektorale e PD-së dhe kjo konkretizohet fakti qe 12 deputete te grupit te saje parlamentar dhe dhjetëra drejtues te tjerë te sajë, qendrore e lokal , vijnë nga kjo shtrese .
Çika dhe Basha theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me të ngushte midis Shoqatës Antikomuniste dhe PD-së, një marrëdhënie që do të jetë me e konsoliduar dhe me e konkretizuar në vazhdim .
Dje shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë nëpërmjet një Promemorie i kërkoi kreut të shtetit , krerëve partive politike parlamentare dhe trupit diplomatik të reagojnë për te penguar zgjedhjen e ish ministrit te brendshëm të diktaturës komuniste Gramoz Ruçi ne krye te Kuvendit, Reagimi i pare , siç pritej edhi nga kreu i PD-se Basha qe u konkretizua me takimin e sotëm të vlerësuar nga palët si “shume te rëndësishëm “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat