Berisha: Rroftë ylli, simboli më i ri e më i ndritshëm i korrupsionit!

Shqipëria

Berisha: Rroftë ylli, simboli më i ri e më i ndritshëm i korrupsionit!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:48
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se ai investitorëve të hoteleve me 5 yje ju thyen kockat, ndërsa miqve të tij dhe Olsit ju heq taksat.

Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Berisha shprehet se “një vit më parë, Rama ka përzënë nga Shqipëria duke i thyer 37 kocka një menaxher të një kompanie, që kishte blerë në transaksionin më të madh këto 26 vjet, tokën për ndërtimin në gjirin e Lalzit të një resorti turistik me pesë yje dhe që do përfundonte me një investim 1.5 miliardë euro në Shqipëri”.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Rrofte ylli, simboli me i ri e me i ndritshem i korrupsionit!

Rama, disa investitoreve te hoteleve me 5 yje ju thyen kockat, ndersa miqve te tij dhe Olsit ju heq taksat!

Te dashur miq, nje vit me pare Noriega perzuri nga Shqiperia kompanine “Omniks” duke rrahur me kriminele profesioniste, qe i njef gjithe Durresi dhe Tirana, dhe thyer 37 kocka te trupit menaxherit te kesaj kompanie, qe kishte blere, ne transaksionin me te madh keto 26 vjet, token per ndertimin ne gjirin e Lalzit te nje resorti turistik me pese yje dhe qe do perfundonte me nje investim 1.5 miliarde euro ne Shqiperi.

Pas kesaj, Edvini duket se ka perzgjedhur se bashku me vellaçko Olsin, kompanine qe do te futet ne fushen e turizmit, per te cilen, me ndermjetesine e Olsit kane bere gati edhe licencen e Kazinose me te madhe te rajonit. Por nuk mjafton kazinoja gjigande por tani klientela shperblehet me heqjen e taksave per 10 vite.

Une jam dhe kam qene per nje pakete te fuqishme lehtesimesh fiskale ne fushen e turizmit. Ne kete kontekst ne hoqem taksat per 8 vite per investimet ne zonat turistike malore dhe nje seri lehtesirash tjera, te cila Edvini i anulloi sapo erdhi ne pushtet.

Por percaktimin e yjeve si kriter per heqjen per 10 vite te taksave per hotelet jo vetem qe nuk nxit por perkundrazi zhyt ne nje korrupsion shkaterrues investimet ne kete fushe dhe shnderron yjet ne nje leve arkimedi per megakorrupsion! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat