Rama flet për vazhdimin e paktit me Bashën: Do takohemi…

Shqipëria

Rama flet për vazhdimin e paktit me Bashën: Do takohemi…

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:27
Lulzim Basha dhe Edi Rama

A vazhdoni të besoni se është djalë i mirë Lulzim Basha? Kesaj pyetje te gazetareve ne bashkebisedimin ne Llogara, kryeministri Rama i eshte pergjigjur: Jam i bindur për këtë.

Teksa ka folur edhe për raportin e Qeverise me opoziten. PD apo LSI eshte opozite sipas Rames?

“PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli në rastin konkret por natyrisht është opozitë dhe s’diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkeveprojme me të dyja opozitat.

Nga halli ne kuptimin qe nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët.

Por per cfare do te donte Rama te mos zhdukej bashkepunimi me PD pas marreveshjes parazgjedhore me Lulzim Bashen?

“Për pjesën e mbrojtjes së interesave dhe imazhit të vendit në sytë e të tjerëve, për vullnetin për të ulur për të diskutuar për cdo vendim që ka të bëjë me këto interesa, për cdo vendim që e bën Shqipërinë një vend më normal”.

Takimin e përjavshëm që bente me Metën a do ta beje Rama me Bashen?

“Takim te përjavëshëm s’besoj se do jetë nevoja por i përmuajshëm, dhe po ashtu u diskutua për të pasur një qasje të re në kuptimin e cështjeve ne kemi pasur shumë pak kohë dhe shumë energji të humbura…s’është në interesin e opozitës të rrijë në atë llogore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat