Rama nis takimin informal në Vlorë, ja çfarë i kërkon ministrave të rinj

Shqipëria

Rama nis takimin informal në Vlorë, ja çfarë i kërkon ministrave të rinj

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 18:20
Edi Rama

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka nisur tashmë takimin me kabinetin e ri qeveritar në Vlorë, në zonën e Llogarasë.

Njësoj si katër vite më parë, kryeministri ka vendosur që diskutimi me ministrat e tij të zgjasë dy ditë dhe rrezja e problematikave që do të shtrohen në tavolinë do të jetë e gjerë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë një sërë çështjesh të cilat kryeministri i paralajmëroi ditën e djeshme në fjalën e tij të gjatë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Rama do t’i kërkojë ministrave të rinj, gatitjen e skemës së re qeverisëse dhe risktrukturimin e ministrive të krijuara tashmë rishtazi. Kujtojmë se shumë ministri janë shkrirë brenda disa ministrive të tjera dhe do të kërkohet një punë e caktuar për të bërë “njehsimin” e dikastereve, jo vetëm në planin juridik por edhe në atë institucional. Një tjetër aspket i rëndësishëm i diskutimit mes Ramës dhe ministrave të tij do të jetë analizimi dhe vënia në sitë e agjencive shtetërore, shumë prej të cilave do të shkrihen.

Gjithashtu në tavolinën e diskutimeve është dhe çështja e përbërjes dhe drejtimit të komisioneve parlamentare. Për këtë çështje, kryeministri ka ftuar në takimin me ministrat edhe Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën, dy emra që do të mbajnë respektivisht postet e kryetarit të kuvendit dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së për 4 vitet e ardhshme.

Një tjetër aspekt që do të diskutohet gjerë është dhe ristrukturimi i Partisë Socialiste në të gjitha degët. Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri paralajmëroi se fitorja e 25 qershorit, hap një epokë të rë për PS-në dhe Shqipërinë, ose do të shënojë një fitore të cilën socialistët mund të mos e “shijojnë” më për një kohë shumë të gjatë.

Përbërja e qeverisë Rama2:

Kryeministër Edi Rama

Zv/ kryeministre Senida Mesi

Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato

Ministria e Jashtme Ditmir Bushati

Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla

Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat