Dëgjon rënkime në varreza, ajo që sheh e shtang në vend

Shqipëria

Dëgjon rënkime në varreza, ajo që sheh e shtang në vend

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 13:20
ilustrim

Kalon pranë varrezave të qytetit, por shqyen sytë nga ajo që sheh. Një qytetar nga Elbasani ka vendosur të ndajë një histori me portalin infoelbasani, që sipas tij ishte nga më shokueset e jetës.

"Përshëndetje portali infoelbasani. Jam një banor që e kam shtëpinë tek kodra e vogël e Krastës. Rruga e lagjes sonë për të zbritur shkurt në qytet kalon nga varrezat. Një natë po kthehesha vonë për në shtëpi. Kudo kishte rënë qetësia.

Por diku afër fundit të rrugës dëgjoj disa rënkime nga varrezat. Të them të drejtën klithmat po më kallnin datën dhe më hyri frika. Kisha dëgjuar më parë për histori të frikshme në varreza dhe ja po më ndodhte mua. Isha edhe vetëm.

Image

Por megjithatë kurioziteti më shtyu të shoh. Thashë me vete mos është ndonjë i varrosur. Zgjata kokën dhe ç’të shoh.

Ishte një çift që po kryente ritin pranë një varri. Kjo më shtangu edhe më keq. Ku e kishin gjetur atë vend. Sot ka variante pa fund për atë punë. Mëkat i madh", shkruan banori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat