Qeveria “Rama 2” pa ministri Integrimi, deputeti i PD-së: S’ka më integrim evropian

Shqipëria

Qeveria “Rama 2” pa ministri Integrimi, deputeti i PD-së: S’ka më integrim evropian

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 17:35
Edi Rama

Pas publikimit të emrave të rinj të kabinetit “Rama 2” pati shumë reagime nga ana e kampit opozitar.

Ish- ministri Tritan Shehu shkruan se ajo që bie në sy është mungesa e një dikasteri të rëndësishëm si ministria e Integrimit.

Nuk dihet nëse kjo do kalojë nën juridiksionin e ministrisë së Jashtme apo është një lapsus sipas tij.

“Cpo ndodh me Qeverine Rama 2?!

Image

Mungon Ministria e Integrimit!!

Paqartesia: Nuk u deklarua as bashkimi i kesaj me Ministrine e Jashteme!

Lapsus, mister, apo nuk ka me Integrim Europian!?”, shkruan Shehu.

Sot ishte kryeministri Rama që zbuloi emrat e rinj të kabinetit qëverisës duke pësuar një “rrudhje” në 11 ministri, dy poste ministrore pa portofol dhe një zv.kryeminisër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat