Qeveria e re, ‘shpërthen’ Berisha: Qeveria e Noriegës si lukuni e tepsisë. Ju tregoj kush janë ‘bijtë e krimit’

Shqipëria

Qeveria e re, ‘shpërthen’ Berisha: Qeveria e Noriegës si lukuni e tepsisë. Ju tregoj kush janë ‘bijtë e krimit’

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 15:10
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar qeverinë ‘Rama 2’ si lukuni të tepsisë dhe ministrat e rinj, bijë të krimit.

Me anë të një reagimi në ‘Facebook’, Berisha ka komentuar të gjithë ministrat e zgjedhur, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për gjithsecilin.

MESAZHI I BERISHËS

Qeveria e Norieges si lukuni e tepsise, bije e krimit, vjedhjes dhe kleptokracise!
Te dashur miq, Noriega sot njoftoi shqiptaret per emrat e qeveri-tepsise se tij, ne te cilen spikasin boset kryesore te korrupsionit dhe vjedhjeve te qeverise se mepareshme si:
Damjan Gjiknuri, mbi te cilin rendojne akuzat e vjedhjes dhe shperdorimit, se bashku me Ramen ne aferen e ÇEZ, e te pakten te 630 milione euro dhe dhjetra afera te tjera.

Mister Zho-Zho shperblehet per humbjen e Kavajes sepse ndane me Ramen, Olsin dhe familjaret e tjere fitime perrallore te lojerave te fatit, ne tatime, dogana dhe ne sistemin bankar.

Fatmir Xhafa, kryekumbar i klanit me te fuqishem te trafikut te droges, me kumbar vllaçko Agron Xhafen, te denuar tani se fundi me 20 vite burg nga gjykata e larte e Italise.

Keshtu Noriega garantoi konsolidimin e narko-shtetit te tij!

Ditezi Bushati, perfaqesuesi me besnik i diplomacise se bllokmeneve hoxhist, i damkosur nga mediat nderkombetare si i vetmi minister i jashtem qe ne viziten e tij zyrtare ka shkuar ne shtepi publike djemsh ne Brazil.

Ai ka ngritur ne ministri nepotizmin e shkalles me te larte! Ditziun, Rama nuk e heq dot.

Niko Peleshin, ministrin e Kanabisit dhe plantacioneve te droges ne Shqiperine juglindore, Puke dhe gjetke!

Ndrikull Xhaçka, famoze per lidhjet e saj me boten e krimit dhe shperdorimet e medha me ndihmat me te varferit dhe vile nga parate e piramidave!

Ndrikull Manasterliu, famoze per vjedhjet, konçesionet dhe korrupsionin masiv se bashku me Beqen ne sistemin e shendetesise.

Ndrikull Nikolla, te ciles parate e vjedhura ne tendera dhe ryshfetet e universiteteve private i behen vile luksoze ne Lunder etj etj.

Ndrikull Kumbaro, qe u be deputete per te çuar ne vend amanetin e gjyshit por qe parate e ministrise i ndane me vllaçko Kumbaron!

Deshmitar i tepsi-qeverise, Ish kryeministri Majko!

Te dashur miq, siç e shihni kjo eshte qeveri-tepsia, bije e vjedhjes, krimit, trafiqeve dhe bllokut hoxhist. Ky eshte kabineti me i inkriminuar dhe me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjeherr qe nga koha e diktatures gjer ne ditet e sotme!sb”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat