Patos, rikonstruktohet unaza, pas rivitalizimit të qendrës

Shqipëria

Patos, rikonstruktohet unaza, pas rivitalizimit të qendrës

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 13:47
Patos

Shumë shpejt  banorët e qytetit të  Patosit do të kenë një unaze të re me  infrastrukturë  të përshtatshme  për lëvizjen e mjeteve.

Rivitalizimi i qendrave të qyteteve ndryshoi infrastrukturën edhe në Patos, por kjo bëri që të kishte më pak akse për lëvizjen e automjeteve duke sjellë probleme me qarkullimin.

Për këtë arsye, tashmë do të kryhet edhe rikonstruksioni tërësor i unazës. Kryebashkiakja Rajmonda Balili thotë se unaza do të japë frymëmarrje për trafikun.

Unaza e qytetit si zonë e banuar ka rrezikshmëri të lartë në rrugë. Banorët dhe bizneset anës rrugës kërkojnë që të zgjidhet ky probleme shumëvjeçar.

Qyteti naftëtar i Patosit ka 25 mijë banorë dhe nga rikosntruksioni i kësaj unaze përfitojnë banorët e lagjeve “1 Maj”, “Naftëtari”, “Grizë”, “Dukas Coban”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat