Kabineti i ri/ Rama flet për ministër të ri edhe te Financat

Shqipëria

Kabineti i ri/ Rama flet për ministër të ri edhe te Financat

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha sot në Asamblenë e Partisë Socialiste se që prej javës së ardhshme do të punoj me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë për programin e ‘1 miliardëve’.

Por ajo që ra në sy në fjalën e kreut të qeverisë ishte fakti se ai foli për një ministër të ri Financash.

“Mandati i dytë do përbëhet nga operacione jo konvencionale në luftën për zhvillimin ekonomik dhe krimit e korrupsionit. Duhet të ecim në rrugë të pashkelura më parë. Do nisim menjëherë me ministrin e ri të Financave me kryetarin e komisionit të Ekonomisë dhe financave, përfaqësi sipërmarrësish për ta zgjeruar programin 1 miliard për rindërtim për të çuar në parlament një qasje të re për investime në infrastrukturë rrugore, shkolla e spitale, rrjet ujësjellësh kanalizime”, u shpreh Rama.

Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri përdori të njëjtën terminologji gjatë takimit me ambasadorët kur foli për ministër të ri të Jashtëm dhe në media më pas u përhap lajmi për shkarkimin e Ditmir Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat