A do të qeverisë Rama me Bashën? Kryeministri surprizon me fjalën e tij

Shqipëria

A do të qeverisë Rama me Bashën? Kryeministri surprizon me fjalën e tij

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 14:11
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Në konferencën për shtyp mes tij dhe eurokomisionerit Johanes Hahn, kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje në lidhje me bisedën që ka patur me zyrtarin e lartë të BE-së.

Rama është shprehur se ka folur për zgjedhjet me Hahn, si një moment i cili është kapërcyer me sukses, por edhe për vullnetin e tij për të vijuar bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, një element për të cilin prej muajsh flitet në qarqet politike të vendit.

 “Folëm për zgjedhjet si një moment i rëndësishëm i kapërcyer me sukses. Për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe rryshfetit.” tha Rama.

Kjo është hera e dytë kur Rama shprehet hapur dhe jep sinjale të qarta për dëshirën e tij për të bashkëpunuar me opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat