Ish-deputeti socialist shpërthen ndaj ambasadores në Holandë: Ja kush është kjo mortje!

Shqipëria

Ish-deputeti socialist shpërthen ndaj ambasadores në Holandë: Ja kush është kjo mortje!

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 17:56
Andis Harasani

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ish deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ambasadores shqiptare në Holandë, Aida Sakiqi e cila është vënën në qendër të vëmendjes nga ky shtet, pas intervistës që dha në një televizon shqiptar lidhur me çështjen e rikthimit të vizave.

Andis Harasani e akuzon ambasadoren se nëpërmjet nënës së saj është përfshirë në privatizimin e energjisë elektrike.

Ambasadorja shqiptare në Holandë tha se nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete dhe rreziku për rikthimin e vizave nuk e ekziston, pasi është një vendim i shumë vendeve, jo vetëm  i Holandës.

Statusi i plotë i Andis Harasanit:
Kjo është goca e mamit që u morr me privatizimin e energjisë, armos dhe gjithë të tjerat në Shqipëri! Kërkojeni mortjen të IFC se e gjeni!
Shikojeni.
Besoj të gjithë e dini pse zgjodhi Hollandën! E gjen më lirë aty.
Por se pse shkon kjo ambasadore mos ja kërkoni qeverisë, por vetes qe votoni Rilindjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat