Diplomaci për ekonominë. Rama nis reformën e re

Shqipëria

Diplomaci për ekonominë. Rama nis reformën e re

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 14:57
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama lajmëroi nisjen e një reforme tërësore në shërbimin diplomatik të Shqipërisë. 

Drejtimi i ri është diplomacia ekonomike në mënyrë që përfaqësitë tona jashtë të punojnë për të tërhequr investitorë në ekonominë shqiptare. 

Kryeministri foli me tone të ashpra për punë të dobët dhe për largim të atyre që i quajti delenxhinj nga ky shërbim.

“Ne nuk jemi as shtet i madh me përgjegjësira të pashmangshme globale dhe as një shtet i vogël me probleme ndërkombëtare. Kështu që, ne nuk mund ta justifikojmë dot ekzistencën e shërbimit të jashtëm brenda një rutine të përditshme që fillon dhe mbaron me vijat e trasha të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Në këndvështrimin tim, kjo lloj rutine ngjan me kohën kur ky vend ishte i izoluar dhe i jepte mend botës. Na duhet një përmbysje e madhe përmes një qasjeje të re, një angazhimi dinamik në funksion të zhvillimit të vendit dhe jo thjesht përfaqësimit format të vendit jashtë kufijve. Na duhet kreativitet dhe pragmatizëm, cilësi të cilat për 1001 arsye sot janë të fjetura ose mungojnë fare. Juve ju thërrasin shkëlqesi. E do profesioni dhe ju imponon respekti për përfaqësuesit e një kombi. Është nder i madh për këdo që arrin të ngjitet në lartësinë tuaj, po ju a e jetoni atë lartësi ku ju ka ngritur ky shtet me të gjithë nderin dhe përgjegjësinë që ju takon? A jeni të vetëdijshëm se sa presin të gjithë shqiptarët që ju të shkëlqeni në atë që bëni”, tha Rama. 

Po sot, Edi Rama bëri të ditur se të dielën do të shpallet edhe qeveria e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat