Dako i përgjigjet Berishës: Mua “s’ma ha qeni shkopin”, në Qerret ka shtëpinë Lulzim Basha

Shqipëria

Dako i përgjigjet Berishës: Mua “s’ma ha qeni shkopin”, në Qerret ka shtëpinë Lulzim Basha

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 13:58
Vangjush Dako

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncoi ndërtimin e disa pallateve në zonën e Qerretit, duke shkruar se i përkasin kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Por në përgjigje të Berishës, kreu i bashkisë së Durrësit Dako shkruan se Qerreti i përket bashkisë së Kavajës, ndërsa i kujton se ai e di shumë mirë pasi pushon aty, në shtëpinë verore të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Reagimi i Vangjush Dakos:

Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s'e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s'i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd.

Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i'a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s'e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat