Frederik Ndoci e akuzoi si porositës të dhunës policore, reagon Voltana Ademi

Shqipëria

Frederik Ndoci e akuzoi si porositës të dhunës policore, reagon Voltana Ademi

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 13:30
Voltana Ademi

Një koncert i ndaluar nga ana e policisë në Velipojë dy ditë më parë është kthyer në debat publik, fill pas deklarimeve të këngëtarit Frederik Ndoci, i cili shkruante se personi që ka urdhëruar ndalimin e shfaqjes ku ai këndonte, ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Këtë të martë vetë kryebashkiakja Ademi ka reaguar duke ironizuar deklaratën e këngëtarit.

 “Sa mirë do ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit,” ka ironizuar Voltana Ademi, duke nënkuptuar se shkak i ndërhyrjes policore në lokalin në Velipojë nuk ka qenë ajo.

Më poshtë statusi i plotë i Voltana Ademit:

 Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre.

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.

Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.

Njeri nga statuset e publikuara nga kengetari Ndoci

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat