Maqedoni, nis inspektimi në listën zgjedhore

Shqipëria

Maqedoni, nis inspektimi në listën zgjedhore

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Nga sot e deri më nëntë shtator të gjithë qytetarët e Maqedonisë mund të shohin nëse figurojnë në listën zgjedhore të KSHZ-së ose jo.

Një gjë të tillë mund ta bëjnë përmes faqes elektronike të KSHZ-së apo zyrave rajonale të këtij institucioni. Në listën zgjedhore gjithsej ka 1.816.127 votues ndërkaq jashtë saj kanë mbetur rreth 11.400 votues të tjerë.

Nga KSHZ njoftuan se ata të cilët u larguan nga lista zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, tani janë brenda saj, ndërkaq shtojnë se kjo listë nuk është definitive pasi shqyrtohet kontestimi i personave të mbetur jashtë liste.

“Për ato qytetarë të cilët janë jashtë listës zgjedhore, Komisioni shtetëror I zgjedhjeve kërkoi shpjegim plotësues deri te statistika në të cilën ato nuk janë jashtë listës zgjedhore, nuk janë hedhur jashtë listës zgjedhore vetëm se nuk I plotësojnë kushtet që të jenë në listën zgjedhore. D.m.th kemi një situatë të tillë: 7.107 persona nuk kanë vendbanim andaj edhe nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes, 1418 persona janë të paraqitur si të papërcaktuar, 672 persona kanë anulim të vendbanimit, 1388 janë fshirë me rast të vdekjes”, deklaroi Arjeta Xhemaili, Zëdhënëse e KSHZ-së.

Nga ana tjetër Organizata joqeveritare “Most” e cila merret me monitorimin e procesit zgjedhor, thotë se kjo listë zgjedhore shënon disa anomali, të cilat KSHZ duhej t’i evitonte.

“Ajo që duhej të bëhet dhe nuk u bë është që 29.000 votuesit të cilët nuk ishin nga zgjedhjet e 2016-tës tani janë brenda listës, por ne kërkuam që ajo të bëhet të paktën në listë të posaçme me qëllim të transparencës. Çështja e dytë është se nëse i krahasojmë numrat e tanishëm me ato të 2016-tës mund të shohim se lista zgjedhore është zmadhuar vetëm për 2,500 votues, që është numër shumë i ulët duke pasur parasysh se nga atëherë deri më tani ka dhjetë muaj, dhe normalisht për këtë periudhë lista zgjedhore duhet të zmadhohet për rreth 16,000 zgjedhës, kështu që mbetet e paqartë se nga ku erdhi ky zmadhim I pakuptimtë në listë”, tha Zllatko Dimitrovski, Organizata “Most”.

Para përmbylljes së listës definitive zgjedhore nga ana e KSHZ-së, partitë politike do kenë mundësi që të japin vërejtjen e tyre lidhur me përmbajtjen e listës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat