Zyrtare: Vetëm në korrik ndodhën 199 aksidente, 7% më shumë sesa vjet

Shqipëria

Zyrtare: Vetëm në korrik ndodhën 199 aksidente, 7% më shumë sesa vjet

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

INSTAT njoftoi se në muajin korrik 2017 numërohen 199 aksidente rrugore. Në krahasim me korrikun 2016, numri i aksidenteve është rritur me 7,6 %.

Numri i të aksidentuarve është 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë.

Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit korrik 2017 është 22.

Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %.

Në korrik, aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 80,2 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 28,0 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke ulur me 5,5 % me njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat