Sulmi terrorist në Spanjë, Ambasada: S’ka shqiptarë të lënduar, kontaktoni në këtë numër

Shqipëria

Sulmi terrorist në Spanjë, Ambasada: S’ka shqiptarë të lënduar, kontaktoni në këtë numër

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:20
Pamje nga sulmi në Barcelonë

Ambasada shqiptare në Madrid reagoi në lidhje me aktin terrorist të ndodhur pasditen e djeshme në Barcelonë.

Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri më tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë të lënduar në atentatin terrorist në Barcelonë.

Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Për cdo informacion lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit: +34 667673333.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat