Pas aksidentit në Maqedoni, shfaqet për herë të parë ish-ministri i Financave Ahmetaj

Shqipëria

Pas aksidentit në Maqedoni, shfaqet për herë të parë ish-ministri i Financave Ahmetaj

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:07
Arben Ahmetaj

Kanë kaluar rreth një muaj qysh kur ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.

Në aksidentin e 16 korrikut u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, u përplas me një autobus dhe dy makina të tjera.

Makina rrëshqiti si pasojë e reshjeve të shiut.

Ish-ministri i Financave duket se e ka marrë veten nga aksidenti dhe është fotografuar sot në qendër të Tiranës.

Ahmetaj mban paterica, me sa duket deri në rikuperimin e plotë të tronditjes që i la aksidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat