Aksidentohet me makinë presidenti i klubit shqiptar

Shqipëria

Aksidentohet me makinë presidenti i klubit shqiptar

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 00:30
Ded Ndreca

Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, është përfshirë sot në një aksident automobilistik pranë qytetit të tij.

“Panorama” raporton se ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme shëndetësore, po vetëm materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrase, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat