Këshilltari i Bashës sulmon aleatët: Keni 20 vjet që s'lëshoni karriget e bëni si "zonja tefta"

Shqipëria

Këshilltari i Bashës sulmon aleatët: Keni 20 vjet që s'lëshoni karriget e bëni si "zonja tefta"

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 23:48
Këshilltari i kreut të PD-së Lulzim Basha

Këshilltari i kreut të PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një sërë akuzash ndaj aleatëve të opozitës që kanë kritikuar drejtpërsërejti politikën që ka ndjekur kryedemokrati.

Përmes një statusi në facebook, Edi Lesi i ka cilësuar aleatër që kanë ngritur zërin kritik ndaj Bashës, si persona që marrin rolin e “zonjës tefta”, apo si politikanë që kanë mbi 20 vjet që nuk dua të hapin rrugën për një lidership të ri në partitë e tyre politike.

 “Jane shfaqur ca aleate qe japin receta cduhet te beje pd, pak te thuhet si zonja tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kane zarzavatet ne vere. Me shume ngjajne me dermatologet qe te mesojne se dielli i mesdites duhet shmangur. Predikime banale pa asnje te re, pa asnje ide, nderkohe qe leksioni i vetem qe mund te jepnin eshte ti kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, shkruan Lesi.

Këtë javë që po lëmë pas i pari kritik ndaj Bashës sidomos në çështjen e ministrave teknikë të PD-së, ka qenë kreu i PR-së Fatmir Mediu. Kritika ndaj lideri të konfirmuar të opozitës ka patur edhe nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat