Njihuni me Vangjelinën dhe Ornelën, ushtaret që po 'luftojnë' me zjarret çdo ditë!

Shqipëria

Njihuni me Vangjelinën dhe Ornelën, ushtaret që po 'luftojnë' me zjarret çdo ditë!

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 13:47
Vangjelina dhe Ornela

Në këto ditë të vështira të nxehti, ku vendi është përfshirë nga zjarre të shumtë, kontribut kanë dhënë dhe forcat e ushtrisë.

Pikërisht dy nga ushtaret e reja të forcave të armatosura në vend i kanë bërë përshtypje edhe vetë kryeministrit Edi Rama, i cili forton e tyre e ka postuar në Facebook dhe një mesazh mirënjohje për to. "Ushtar i I, Vangjeli Limallari, 20 vjeç dhe Ushtar i I, Ornela Shaba 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese. Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit", shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat