KLSH, analizë veprimtarisë dhe angazhimit kundër paligjshmërisë dhe korrupsionit

Shqipëria

KLSH, analizë veprimtarisë dhe angazhimit kundër paligjshmërisë dhe korrupsionit

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:59
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013-2017.

Në total, për periudhën 2013-2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë, janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.

Më konkretisht, përgjatë periudhës 2013-2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t.

Kontrollo i Lartë i Shtetit by Elidona Syla on Scribd

Raporti i plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat