Pas zjarreve na rrezikojnë tërmetet? Deputeti demokrat ironizon kreun e Emergjencave Civile

Shqipëria

Pas zjarreve na rrezikojnë tërmetet? Deputeti demokrat ironizon kreun e Emergjencave Civile

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:45
Tritan Shehu

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premçi deklaroi se po afron koha e tërmeteve të forta si në vitin 1976. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.

Me një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Shehu ironizon Premçin, teksa shkruan se apokalipsi i vërtetë është indoktrini parahistorik, që këtë radhë vjen me zë e figurë nga zyrat e qeverisë.

“Në fakt kur u përulëm e besuam “kazanët e tenxheret”, pse të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe me parashikimet e tërmeteve, ujërave apokalipsin! Aq më shumë kur edhe këto të fundit po dalin me zë e figurë përsëri nga zyrat e qeverisë”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Epoka e magjistareve dhe e magjive u kthye perseri te ne!

Duke shfletuar shtypin e sotem bindesh katerciperisht per kete te vertete te madhe!

Po “lexohet” e ardhmja me termete, lekundje, uje e zjarre per ne, me e eger se cfare mund t’i ndodhe korese se veriut! Urime qytetare te dashur, tashme jemi ne rrugen e drejte te anti shkences, anti kultures, fetishizmit, peruljes perpara disa simboleve te cuditeshme, midis te cilave edhe te “tepsise e timonit”.

Me ne fund po e kuptojme se nuk kemi nevoje per studime ekonomike, financa te medha, shkenca sizmologjike, as per mjeke e spitale, apo per shkrimtare e shkencetare me nje fjale per njerez te studiuar e te kultivuar, pra as per europe: ne na duhet vecse integrimi ne “boten e padijes”.

Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujraveapokalipsin! Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise.

Per nje vend e popull ky indoktrinim parahistorik eshte apokalipsi i vertete, nuk jane te tilla as zjarret reale e as termetet qe vijne nga thellesia e globit, te cilat cdo shoqeri e kulturuar dhe e civilizuar di t’i beje balle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat