Vasili: Dikush t’i thotë kryeministrit se Kushtetuta nuk e njeh “Facebook”-un e tij veror si qeveri

Shqipëria

Vasili: Dikush t’i thotë kryeministrit se Kushtetuta nuk e njeh “Facebook”-un e tij veror si qeveri

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 11:06
Petrit Vasili

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është shprehur se Shqipëria është pa qeverisje dhe pa qeveri.

 Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan për situatën e vendit e krijuar nga zjarret e shumta, si dhe për probleme të tjera që sipas tij janë problematike.

“Dikush duhet t’i shpjegojë këtij kryeministrit që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh “Facebook”-un e tij veror si qeveri”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat