Berisha: Rama i shuajti zjarret jo me ujë, por me tërmete

Shqipëria

Berisha: Rama i shuajti zjarret jo me ujë, por me tërmete

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 08:31
Edi Rama

Deklarata e sotme e kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, krijoi mjaft panik tek qytetarët shqiptarë, pasi paralajmëroi se Shqipëria do të goditet nga tërmetet.

Por kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot për herë të parë vendosi të flasë për zjarret, dhe këtë e bëri duke replikuar me qytetarët në Facebook.

Ndërkohë që ish-krryeministri Sali Berisha, deklaratën e bërë nga Prençi sot, e cilëson si një tjetër lojë të Ramës për tu tërhequr vëmendjen shqiptarëve nga zjarret dhe droga.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Noriega sot nga Dhërmiu shuajti zjarret, jo me ujë por me tërmete dhe klithma dixhitale!

Të dashur miq, një muaj pasi heshti si fije bari, në kohe kur qindra e qindra vatra zjarri kanë djegur mijëra hektarë pyje, ullishte dhe kullota në të katër anët e vendit, pasi nuk shqipëroi një herë të vetme gjatë gjithë kësaj vere fjalët "zjarr", "flakë", "djegie", më në fund Noriega prishi pesë minuta pushimet dhe foli me një status në FB. Në fjalën e tij ne FB dhe jashtë tij Noriega tha:

- gjatë kësaj vere, si rezultat i funksionimit të narkoshtetit janë shuajtur si kurrë më parë 98% të te gjitha zjarreve pa djegur një dru të vetëm (pra përsëriti statistikën e tij kanabiste, sipas të cilës në vend janë shkatërruar 99% e të gjitha bimëve të kanabisit).

- Rama nuk tha sot se "fajin e ka Saliu" as dhe "zjarret i ka vënë Saliu". Por përsëri gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Prandaj ai përsëri deklaroi se fajin për zjarret e kanë "klthmat dixhitale", vetëkuptohet të Saliut.

Së fundi, Rama gjeti mjetin më origjinal, më të fuqishëm dhe më brutal e pothuaj nuklear për shuarjen e zjarreve; tërmetet!!

Ai sot nuk mallkoi shqiptarët "ju raftë tërmeti ju raftë", por u tha atyre më me civilitet "harroni, apo mos flisni për zjarret se do ju vinë tërmetet"! Aferim Edvin havaja Aferim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat