Berisha ironizon Ramën: Fajin për zjarret e ka Saliu

Shqipëria

Berisha ironizon Ramën: Fajin për zjarret e ka Saliu

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 21:07
ilustrim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook për deklaratën e sotme të shefit të qeverisë Rama për situatën e zjarreve. Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit, Berisha shkruan se pavarësisht që Rama nuk tha “fajin e ka Saliu”, përmendi “klithmat dixhitale” që nënkupton të njëjtën gjë.

Sipas ish-Kryeministrit, deklarata e Ramës se zjarret janë shuar dhe shteti është në këmbë, është njësoj sikurse deklaratat për kanabisin që ishte shkatërruar 98% e plantacioneve në gjithë vendin.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur as deklaratën e kreut të Emergjencave Civile, që parashikoi tërmete të fortë në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, përmendja e tërmeteve u bë për të larguar vëmendjen nga zjarret. /tvklan.al

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Noriega sot nga Dhermiu shuajti zjarret, jo me uje por me termete dhe klithma dixhitale!

Te dashur miq, nje muaj pasi heshti si fije bari, ne kohe kur qindra e qindra vatra zjarri kane djegur mijra hektare pyje, ullishte dhe kullota ne te kater anet e vendit, pasi nuk shqiperoi nje here te vetme gjate gjithe kesaj vere fjalet “zjarr”, “flake”, “djegie”, me ne fund Noriega prishi pese minuta pushimet dhe foli me nje status ne FB. Ne fjalen e tij ne FB dhe jashte tij Noriega tha:
– gjate kesaj vere, si rezultat i funksionimit te narkoshtetit jane shuajtur si kurre me pare 98% te te gjitha zjarreve pa djegur nje dru te vetem (pra perseriti statistiken e tij kanabiste, sipas te ciles ne vend jane shkatërruar 99% e te gjitha bimeve te kanabisit).

– Rama nuk tha sot se “fajin e ka Saliu” as dhe “zjarret i ka vene Saliu”. Por perseri gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Prandaj ai perseri deklaroi se fajin per zjarret e kane “klithmat dixhitale”, vetkuptohet te Saliut.

Se fundi, Rama gjeti mjetin me origjinal, me te fuqishem dhe me brutal e pothuaj nuklear per shuarjen e zjarreve; termetet!!

Ai sot nuk mallkoi shqiptaret “ju rafte termeti ju rafte”, por u tha atyre me me civilitet “harroni, apo mos flisni per zjarret se do ju vine termetet”! Aferim Edvin havaja Aferim! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat