Velipoja, plazhi i veriut shqiptar ku relaksohen rreth 70 mijë pushues ditorë

Shqipëria

Velipoja, plazhi i veriut shqiptar ku relaksohen rreth 70 mijë pushues ditorë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 14:44
Velipoja

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peisazh të larmishëm dhe me det të pastër. Pushuesit janë kryesisht nga zona e Shkodrës dhe rrethinat e saj, por ka edhe nga rrethet e tjera të vendit.

Por, pushuesit me te shumte ne plazhin e Velipojës jane qytetarë nga Kosova që janë të përvitshëm në këtë plazh.

Investimet dhe shërbimi cilësor kanë bërë që në bregdetin e Velipojës të jene rreth 70 mijë pushues ditorë, kryesish në fundjavë.

Edhe infrastruktura rrugore që lidh veriun e vendit me këtë plazh ka ndikuar pozitivisht.

Pushues nga Kosova shfrytëzojnë edhe linjën e trageteve përmes Komanit për të mbërritur e pushuar në këtë plazh.

Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, pasi plazhi është i pasur me vlera unike natyrore si, ranishtja e madhe me gjatësi 14 km rërë të imët dhe të pastër, qe quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe  zbaticat.

Rëra e bregut dhe të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në bregdetin shqiptar.

Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletore, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna etj.

Fshati bregdetar, ranishtja e madhe dhe qendra turistike, shtrihen në jugperëndim të Shkodrës dhe relievi është gati tërësisht fushor.

Velipoja po kthehet në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat