Petrit Vasili vazhdon të bëjë opozitë me poezi, sot zgjedh Migjenin

Shqipëria

Petrit Vasili vazhdon të bëjë opozitë me poezi, sot zgjedh Migjenin

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 12:38
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, vazhdon të bëjë opozitë me poezi, duke përzgjedhur vargje domethenëse sipas tij, që i shkojnë për shtat situatës së vendit. Pas Jorgo Bllacit dje, sot ka zgjedhur Migjenin dhe ka shpjeguar edhe arsyen pse:

"Kjo është Shqipëria jonë sot nën peshën e indiferencës shtetërore dhe ecjen kuturu dhe pa drejtim drejt theqafjes. "Deri kur kështu ma..."thoshte Migjeni i madh", shkruan Vasili sot dhe radhit më poshtë, vargjet:

Migjeni

Nën Flamujt E Melankolisë

Ne vendin tone 
kudo valojne 
flamujt e nje melankolie 
te trishtueshme... 
...dhe askush s'mund te thote 
se ketu rron 
nje popull qe nderton 
dicka te re. 
Aty ketu ne hijet 
e flamujve 
mund te shifet 
nje mund, nje perpjekje 
e madhe permbi vdekje 
per te pjelle dicka te madhe, 
per te qite ne drite nje xhind! 
Por,(o ironi) 
nga ajo perpjekje lind 
vetem nje mi. 
Dhe keshtu kjo komedi 
na plas diellin e gazit, 
nsa prej marazit 
pelcasim. 
Ne prakun e cdo banese 
ku ka ndonj shenj jetese 
valon nga nje flamur 
melankolie te trishtueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat