Deputetja e LSI: Sugjerim për Ramën, të thërrasë…

Shqipëria

Deputetja e LSI: Sugjerim për Ramën, të thërrasë…

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:26
Zjarret në Shqipëri

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar të zjarreve në vend.

Ajo me anë të një statusi në faqen e saj në “Facebook” i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me ironi duke i thënë që në mbledhjen e ardhshme të ftoj zjarret në takim për ti shkarkuar, që në fund ta ketë gati shfajësimin për djegien e vendit.

Statusi  plotë

“Sugjerim 

Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret në kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.

Kështu, në daljen publike të radhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe në qoftë se do të jetë djegur i gjithë vendi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat