Vrasja e 22 vjeçarit në Tiranë/ Flet kandidati i LSI-së: Ja si e njihja unë Marvin

Shqipëria

Vrasja e 22 vjeçarit në Tiranë/ Flet kandidati i LSI-së: Ja si e njihja unë Marvin

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 16:17
Klevi Pojana

Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika vetëm për një karikues celulari pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kandidati për deputet i LSI-së, Klevi Pojana, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka rrëfyer miqësinë me adoleshentin e ndjerë ndërsa shton se “jetojmë në një kohë kur vlera e jetës është e papërfillshme dhe siguria në nivele alarmante!”.

Reagimi i plotë:

”Diten sot ma prishi mbremja e djeshme!

Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!

Me Marvin perveç moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin ‘Partizani’ ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele! I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!

Nje 22 vjeçar u vra, nga disa te rinj qe ne rastin me te mire se dine se çfare kane bere, per nje karikues celulari! Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!

Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante! Vrasesit u kapen ne kohe rekord!  Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij!

Por pavaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!

Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle!

Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!

Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!

Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!

Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!

E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!”

Vrasja e të riut tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme. Policia arrestoi 4 autorët e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat