Basha para dilemës! Emrat që përfliten për kryetar grupi e nënkryetarë

Shqipëria

Basha para dilemës! Emrat që përfliten për kryetar grupi e nënkryetarë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 16:16
Lulzim Basha

Shtatori do të jetë një muaj intensiv i kryetarit të ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi selia blu do të përfshihet në një proces të thellë analize për zgjedhjet e 25 qershorit por edhe pse gjithë kupolës drejtuese mandati i përfundon pas 1 viti pritet ë kjo forcë politike të kalojë një fazë të thellë ristrukturimi.

Nëntori i vitit 2018 është muaj ku i përfundon mandati pothuajse gjithë kupolës drejtuese në qendër, duke nis nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani apo Sekretari Organizativ Enno Bozdo.

Po në atë kohë i përfundon mandati edhe drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve. Por edhe pse ende nuk ka një vendim në qoftë se Partia demokratike do të ëprfshihet në një proces zgjedhje sh për anëtarët dhe drejtuesit e strukturave në qendër, në selinë blu qarkullojnë emrat e parë të aspirantëve për këto poste por edhe postet e tjera si shkak i konfigurimit të grupit të ri parlamentar.

Për kryetar të grupit parlamentar në selinë blu flitet emri i Edi Palokës, Gridas Dumës dhe Edmond Spahos. Por Paloka shihet si emri më i mundshëm, duke u konfirmohet për një mandat të dytë si drejtues i deputetëve të Partisë Demokratike.

Edhe pse ka edhe 1 vit mandat ne Partinë Demokratike flitet dhe për emra që aspirojnë postin e Sekretarit të Përgjithshëm, një pozicion tejet i rëndësishëm për sa i përket organizimit të partisë dhe aksioneve të saj brenda apo jashtë Parlamentit. Ervin Slajanji dhe Gent Starzimiri, flitet se janë dy emrat që mund të kandidojnë për këtë pozicion.

Si shkak një riorganizimit dhe futjes në një proces zgjedhjesh, në Partinë Demokratike, vakante  mbeten dhe vendi i dy nënkryetarëve, post të cilin aktualisht e mbajnë Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Emrat e përfolur si kandidat të mundshëm në postin e nënkryetarit është ai i ish-kryetarit Tritan Shehu, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 qershorit por edhe emri i Aldo Bumçit.

Po ashtu në selinë blu po diskutohet mundësia që analiza për zgjedhjet e 25 qershorit të kaloje përmes një faze zgjedhjesh që lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutin nuk e kanë konsumuar mandatin atyre do t’iu ndërpritet, e këtu mund të flitet edhe për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por edhe drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve.

Futja në një proces të mundshëm zgjedhor do të sillte dhe një konfigurim të ri në Kryesinë e kësaj force politike e cila me statutin aktual përbëhet nga 47 anëtarë.

Por edhe pse zyrtarët aktual kërkojnë ndryshime rrënjësore në statut, ende nuk dihet në qoftë se e gjithë kjo periudhë ristrukturimi në qendër, do të zhvillohet paralelisht dhe me ndryshimin në ligjin themelor mbi të cilin funksionon Partia Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat