Basha-Ramës: Këta janë trafikantët e mëdhenj të drogës, pse nuk i arreston?

Shqipëria

Basha-Ramës: Këta janë trafikantët e mëdhenj të drogës, pse nuk i arreston?

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 14:26
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklarata e kreut të qeverisë, Edi Rama për luftë ndaj kanabisit. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se ‘koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Saimir Tahiri’.

Sipas tij edhe Klemend Balili nuk do të arrestohet ndonjëherë.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: Luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se heroizmi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Saimir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëherë. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen.

Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave.

Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat