Samiti i Triestes, Rama rrëfen sekretin: Presidenti i Francës kërkoi atlete si të miat, ia dhurova

Shqipëria

Samiti i Triestes, Rama rrëfen sekretin: Presidenti i Francës kërkoi atlete si të miat, ia dhurova

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:14
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është komentuar gjerësisht gjatë këtij, më shumë, pasi është shfaqur me veshje sportive dhe atlete, jo vetëm gjatë fushatës elektorale por edhe në takimet e nivelit të lartë jashtë vendit.

Në emisionin “Tek unë me Arjola Shehun” në INtv, kryeministri Rama ka treguar detaje të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, jo vetëm politike. Ai ka folur për raportet me bashkëshorten Lindën, nënën Anetën, dhe fëmijët.

Gjatë intervistës ndër të tjera, kryeministri ka folur për komentet lidhur me veshjen e tij në Trieste, sidomos për atletet e famshme për të cilat e shigjetuan pa fund dhe e akuzuan për prezantim jo dinjitoz.

E për këtë rast, kryeministri Rama tregoi një sekret, gjatë komunikimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilit i dhuroi një palë atlete si të tijat, pasi ai ia kishte kërkuar.

“Mund t’ju zbuloj një sekret të vogël, presidentit të Francës i çova një palë atlete se i pëlqyen shumë, i do këto i thash, apo një palë si këto, më tha një palë të tjera se këto nuk më bëjnë. Sa e ke numrin i thashë, dhe i dhurova një palë dhe ai u gëzua”, tha Rama, duke shtuar se Macron e ka numrin e këmbës 44, kurse ai 46.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat